• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nikollovski - Dikson: Ndryshime thelbësore institucionale për luftë të ashpër me krimin dhe korrupsionin

Nikollovski - Dikson: Ndryshime thelbësore institucionale për luftë të ashpër me krimin dhe korrupsionin

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikolovski sot ka zhvilluar takim me Mark Dikson, shefi i Departamentit të Zhvillimit të Policisë në Misionin e OSBE-së në Shkup, në të cilin kanë biseduar për përballje me krimin dhe korrupsionin përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës.

Siç informon Drejtoria e Doganës, konkluzione nga takimi ishin "ngritja e statusit profesional, intensifikimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit përmes përmirësimit të kapaciteteve të inteligjencës dhe zbatimi i një qasjeje strategjike nga të gjitha institucionet".

Ishte konkluduar edhe se do të ketë ndryshim në metodat e trajnimit, të cilat duhet të jenë praktike dhe thelbësore, të frekuentuara vetëm nga individët që tregojnë një nivel të lartë profesionalizmi.

Nikollovski dhe Dikson ranë dakord të intensifikojnë bashkëpunimin, i cili pritet të forcojë kapacitetet institucionale në luftën kundër krimit të organizuar. 

"Duhet të kemi ndryshime të thella institucionale, qëllimi ynë është të përmirësojmë profesionalizmin e shërbimit, ku politikat e sigurisë do të zbatohen nga individë me nivele të larta profesionalizmi, integriteti dhe udhëheqjeje", theksoi Nikollovski.

Shefi i Departamentit të Zhvillimit të Policisë në OSBE, Dikson, siç informon Drejtëria, theksoi se një nga objektivat e misionit është të përmirësojë interoperabilitetin midis institucioneve për të "luftuar efektivisht krimin e organizuar".

"Njëherësh theksoi se institucionet duhet të përqendrohen në ndërhyrjen e hershme dhe parandalimin e krimit dhe korrupsionit", bën të ditur Drejtoria e Doganës në kumtesë. fc/

Fotografia: Drejtoria e Doganave

 

QËNDRONI TË LIDHUR