• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Propozim- ligji për Këshillin gjyqësor dorëzohet për mendim në Komisionin Evropian

Propozim- ligji për Këshillin gjyqësor dorëzohet për mendim në Komisionin Evropian

Shkup, 5 dhjetor 2025 (MIA) - Propozim- ligji për Këshillin gjyqësor është dorëzuar për mendim në Komisionin Evropian, bëri të ditur sot Ministria e Drejtësisë (MD).

Pas marrjes së mendimit, Propozim- ligji për Këshillin gjyqësor do të dorëzohet në procedurë parlamentare.

Siç thonë nga MD, bëhet fjalë për një dokument konstruktiv dhe përmbajtjesor që mori edhe një mendim pozitiv nga Komisioni i Venecias.

"Risitë kryesore të parashikuara nga ligji janë: publiciteti në procedurën për shkarkimin e kryetarit/zëvendësit të Këshillit, procedura duhet të jetë gjithmonë transparente; saktësimi i kritereve për zgjedhjen e një 'juristi të shquar'; vendosja e debatit publik për kandidatët për anëtarë jo-gjyqësorë me qëllim të transparencës dhe llogaridhënies më të madhe; forcimi i kritereve për përzgjedhjen, llogaridhënien dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit nga radhët e gjyqtarëve; përmirësimi i kornizës së përgjithshme ligjore në përputhje me rekomandimet e BE-së", theksohet në komunikatë.

Për herë të parë, do të ketë një vlerësim objektiv të punës së tyre, transparencë në vendimmarrje dhe mekanizma llogaridhënie për vetë anëtarët e Këshillit. Kjo, thonë nga Ministria e Drejtësisë, është një pikë kyçe që u vu në dukje edhe nga Misioni i vlerësimit të BE-së - dhe tani Republika e Maqedonisë po i përgjigjet drejtpërdrejt këtij rekomandimi.

Foto: Ministria e Drejtësisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR