• e hënë, 23 dhjetor 2024

Kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso për vizitë në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 21 korrik 2024 (MIA) - Kryetarja e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim (BERZH), Odil Reno-Baso, sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Gjatë vizitës së saj të dytë në vend, kryetarja e BERZH-it, siç u paralajmërua, do të takohet me përfaqësues qeveritarë, përfaqësues nga biznes sektori dhe nga sektori civil.

"Me kënaqësi e pres vizitën e dytë në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia e Veriut është destinacion i rëndësishëm investues për ne, ku BERZH ka shumë investime", deklaroi Reno-Baso, thuhet në kumtesën e Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim.

BERZH, shtohet në kumtesë, është institucion kryesor në Maqedoninë e Veriut lidhur me investimet në vend dhe deri sot, ka investuar 2,9 miliardë euro në 190 projekte. bsh/

Foto: Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim

QËNDRONI TË LIDHUR