• e diel, 22 dhjetor 2024

Seanca të komisioneve të Kuvendit për sistem politik, për mbrojtje dhe siguri dhe Komisonit ligjdhënës - juridik

Seanca të komisioneve të Kuvendit për sistem politik, për mbrojtje dhe siguri dhe Komisonit ligjdhënës - juridik

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot seanca do të mbajnë komisionet për sistem politik  dhe marrëdhënie mes bashkësive, për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjdhënës juridik.

Në rend të ditës së seancës së Komisonit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive janë raportet vjetore të Avokatit të popullit për shkallën e sigurimit të respektit, avancimit dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut për vitin 2023, për punën e Agjencisë për administratë për vitin 2023, si dhe Raporti vjetor për punën e Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023 dhe për punën e Komisionit shtetëror për vendosje në shkallë të dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurë penale për vitin 2023.

Pika e vetme, për të cilën do të debatojnë anëtarët e Komisionit për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni ligjdhënës juridik është propozim vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara "UNIFIL" në Republikën e Libanit. bsh/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR