• e hënë, 22 korrik 2024

Uji në Shkup i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë

Uji në Shkup i sigurt për pije dhe me cilësi të mirë

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Uji në Shkup është i sigurt për pije dhe ka cilësi të mirë, tregojnë rezultatet laboratorike javore.

Nga NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi" në Shkup, sot në mëngjes publikuan raportin e  fundit për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marra nga analizat e zbatuara në Sektorin për kontrollit sanitar.

"Sektori për kontroll sanitar në periudhën nga 8 deri më 12 korrik ka marrë 210 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 210 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 47 njësi matëse në Qytetin e Shkupit. Konform rezultateve të marra nga egzaminimet, të gjitha mostrat përgjigjen në Rregulloren për kërkesë për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm", thuhet në komunikatë. rq/bsh/

Foto: arkiiv i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR