• e hënë, 23 dhjetor 2024

Fituesi i zgjedhjeve në Holandë: Gert Uilders - Donald Trampi holandez

Fituesi i zgjedhjeve në Holandë: Gert Uilders - Donald Trampi holandez

Bruksel, 23 nëntor 2023 (MIA) - Fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Holandë të mbajtura dje siguroi partia nacionaliste dhe e djathta populiste e Lirisë (PVV), lideri i të cilës Uilders i quajtur shpesh si "Donald Trampi holandez", është i njohur për qëndrimet e tij antiislamike, antiemigrantë dhe anti-BE.

Ai në karrierën e tij politike 25 vjeçare rrugën drejt rezultatit të zgjedhjeve të djeshme e ndërtoi me retorikë populiste dhe duke theksuar shqetësimet kryesore të votuesit holandez, por edhe duke i quajtur marokenët “mbeturina” për të cilën iu shqiptua dënim, si dhe duke organizuar “konkurse” për karikaturat e profetit Muhamed dhe duke promovuar ‘misionin e tij për të ndalur invazionin islamik të Perëndimit. Për shkak të qëndrimeve të tilla në vitin 2014 ai mori kërcënime me vdekje, ku u vendos nën mbrojtjen e policisë.

Megjithatë, në paraqitjet e fundit gjatë fushatës, Uilders pjesërisht reteroi nga qëndrimet e tij, duke deklaruar se ai ishte i gatshëm të "ngrijë" pikëpamjet e tij mbi Islamin me qëllim për të marrë pjesë në Qeveri, sepse holandezët kanë "probleme më të mëdha në luftën me azilkërkuesit dhe emigrantët", si rritja e kostos së jetesës, kujdesit shëndetësor dhe sigurisë.

Por, krahas retorikës së zbutur parazgjedhore të Uildersit, programi zgjedhor i PVV-së mbajti tonin e tij të ashpër kundër emigrantëve.

Duke folur mbrëmë para anëtarëve dhe mbështetësve të PVV-së në Sheveningen pas shpalljes së rezultateve fillestare të zgjedhjeve, Uilders deklaroi se fitorja e partisë në zgjedhje solli gjithashtu një "përgjegjësi të madhe" dhe se partitë e tjera nuk mund ta injorojnë pasi fituan 35 vende deputetësh.

"Votuesit dhanë mesazhin: Mjaft më. Do të angazhohemi që holandezi përsëri të jetë në vendin e parë. Holandezi, gjithashtu ka shpresë se do ta kthejë vendin e tij", theksoi Uilders. 

Sipas Uilders, PVV-ja do të angazhohet për kthimin e Holandës te holandezët dhe kufizimin e migrimit.

"Ne do të angazhohemi që njerëzit të marrin më shumë para. Përsëri të ketë rend dhe siguri. Do të doja të u falënderohem të gjithëve në Holandë për mbështetjen", theksoi Uilders.

Në politikë Uilders ka hyrë në vitin 1998 si anëtar i Partisë Popullore liberale për Liri dhe Demokraci (VVD), të cilën e braktisi në vitin 2006 dhe themeloi PVV-në. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR