Fico është në gjendje të vetëdijshme
- Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, pas operacionit disaorësh për shkak të lëndimeve nga atentati i djeshëm, është në gjendje të vetëdijshme, kumtuan mediumet lokale.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:16, 16 maj, 2024

Bratisllavë, 16 maj 2024 (MIA) - Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, pas operacionit disaorësh për shkak të lëndimeve nga atentati i djeshëm, është në gjendje të vetëdijshme, kumtuan mediumet lokale.
Por, mediumet nuk cekin hollësi për gjendjen shëndetësore të Ficos, i cili dje i qëllua në qytetin Handallova derisa përshëdnetej me popullin e tubuar.
Sulmuesi është shkrimtari i njohur sllovak, Juraj Cintula, i cili pohon se e ka qëlluar Ficon sepse nuk është dakorduar me politikën e Qeverisë.
Kryeministri sllovak mori lëndime në krahëror dhe stomak dhe me helikopter ishte dërguar në spital, ku iu nënshtrua operacionit. ab/
Foto: МIА arkivi