Trampi: Ndoshta do t'i bashkohem Putinit dhe Zelenskit në negociatat të enjten në Stamboll
- Presidenti amerikan Donald Trampi paralajmëroi se mund të bashkohet në takimin e mundshëm midis presidentëve rusë dhe ukrainas, i cili është planifikuar për të enjten në Turqi, me ndërmjetësimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:28, 12 maj, 2025

Uashington, 12 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Trampi paralajmëroi se mund të bashkohet në takimin e mundshëm midis presidentëve rusë dhe ukrainas, i cili është planifikuar për të enjten në Turqi, me ndërmjetësimin e presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Njëherit, duke folur sot në Shtëpinë e Bardhë, Trampi tha se beson që takimi ka potencialin të sjellë rezultate, por se ende nuk e di nëse do të udhëtojë personalisht.
"Mos e nënvlerësoni të enjten në Turqi. Presidenti Erdogan është një nikoqir i shkëlqyer. Me të po punojmë edhe në çështjen e Sirisë... Mendoj se mund të keni një takim të mirë, ka potencial për një takim të mirë. Takimi nuk duhet të ndodhte dhe unë këmbëngula që të ndodhte... Mund të marrim një rezultat të mirë nga ajo e enjte në Turqi... Besoj se të dy liderët do të jenë atje. Po mendoja të fluturoja. Nuk e di se ku do të jem të enjten, kam kaq shumë takime... Por ka një mundësi, mendoj, nëse mendoj se diçka mund të ndodhë", tha Trampi.
Momentalisht është e paqartë nëse Tramp e ka seriozisht në lidhje me mbërritjen e tij në Stamboll.
Nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë për shkuarjen e tij.
Deri më tani, vetëm Volodimir Zelenski ka konfirmuar mbërritjen e tij në Turqi, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin ende nuk e ka konfirmuar publikisht pjesëmarrjen e tij.
Foto: EPA
"Thursday's meeting with Russia and Ukraine is very important. I think good things can come out of that meeting," President Trump said.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) May 12, 2025
Meanwhile, Putin still hasn't agreed to meet with President Zelenskyy.
Do you think Putin will go to Istanbul? pic.twitter.com/e6TP52TXhm