• e premte, 05 dhjetor 2025

Nesër në Doha vazhdojnë bisedimet për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite

Nesër në Doha vazhdojnë bisedimet për lirimin e pengjeve të mbetura izraelite

Tel Aviv, 12 maj 2025 (MIA) - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu nesër do të dërgojë delegacion në bisedime në kryeqytetin e Katarit, Doha, për lirimin e pengjeve të mbetura që i mban grupi militant palestinez Hamas dhe për armëpushimin në Rripin e Gazës, kumtoi sot zyra e Netanjahut.

Theksohet se Netanjahu ka urdhëruar që gjatë bisedimeve në Doha, sulmet e armatës izraelite ndaj Rripit të Gazës të mos ndalen.

Në kumtesë citohet se Netanjahu e ka marrë vendimin pas bisedës telefonike me presidentin amerikan Donald Tramp dhe takimit me të dërguarin special të Trampit për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof dhe ambasadorin e SHBA-së në Izrael, Majk Hakabi, publikoi "Tajms of Izrael".

"Kryeministri falënderoi Trampin për ndihmën e tij në sigurimin e lirimit të ushtarit izraelit Edan Aleksandar", citohet në kumtesë.

Theksohet se Trampi përsëriti angazhimin e tij ndaj izraelit dhe dëshirën të vazhdojë me bashkëpunimin e ngushtë me Netanjahun.

Në takimin me Vitkofin dhe Hakabin, Netanjahu bisedoi për përpjekjet për lirimin e pengjeve të prezantuar nga Vitkof. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR