• e shtunë, 14 qershor 2025

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik në veri të Londrës

Zjarr në shtëpinë e kryeministrit britanik në veri të Londrës

Londër, 12 maj 2025 (MIA) - Policia njoftoi se po heton zjarrin në shtëpinë e kryeministrit britanik Kir Starmer, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit në veri të Londrës.

Para lagjes Kentish Taun [shtë ngritur kordon, me ç'rasr janë të pranishëm zjarrfikës dhe policë.

 Në zjarr është dëmtuar hyrja e shtëpisë, por për fat të mirë nuk ka të lënduar, raportojnë mediat britanike.

 Brigada e Zjarrfikësve të Londrës bëri të ditur se u thirr për një "zjarr të vogël" dhe se zjarri u vu nën kontroll 20 minuta më vonë.

 Kir Starmer, i cili tani jeton me familjen e tij në rezidencën e tij zyrtare në Dauning Strit, është ende pronar i pronës.

 Kryeministri britanik merr me qira shtëpinë ku shpërtheu zjarri që kur u zgjodh në detyrë në korrik të vitit të kaluar.

 Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR