• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi KNKK ia dorëzoi pengun izraelito-amerikan Eden Aleksandar

Hamasi KNKK ia dorëzoi pengun izraelito-amerikan Eden Aleksandar

 Gazë, 12 maj 2025 (MIA) - Hamasi pasdite ia dorëzoi pengun izraelito-amerikan Eden Aleksandar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe ai tashmë po udhëton për në Izrael, raportuan mediat britanike, duke cituar një burim zyrtar.

Krahu ushtarak i lëvizjes islamiste palestineze konfirmoi në një deklaratë se e kishte liruar Aleksandrin. 

 Hamasi shprehu gatishmëri për të marrë pjesë në negociatat për të arritur një armëpushim gjithëpërfshirës dhe të qëndrueshëm.

Lëvizja palestineze i ka bërë thirrje administratës së Presidentit amerikan, Donald Trampit, që të vazhdojë me përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës. 

 Paraprakisht,  Hamasi njoftoi se sot do ta lirojë pengun izraelito-amerikan.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, nga ana e tij, zhvilloi një bisedë telefonike me Trampin. 

 Kabineti i Netanjahut shtoi se Izraeli nesër do të dërgojë një delegacion në Katar për të negociuar për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë.

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR