Trampi udhëton për në Arabinë Saudite
- Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot udhëtoi për në Arabinë Saudite, ndalesa e parë e turneut të tij në Lindjen e Mesme.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:08, 12 maj, 2025
Uashington, 12 maj 2025 (MIA) - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot udhëtoi për në Arabinë Saudite, ndalesa e parë e turneut të tij në Lindjen e Mesme.
Ky është udhëtimi i parë i Tramp në rajon që kur u rikthye në pushtet në janar. Pritet të vizitojë edhe Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Në të njëjtën kohë, Hamasi njoftoi se kishte liruar një shtetas izraelito-amerikan i cili mbahej peng në Rripin e Gazës.