Partia e Haradinajt kërkon vlerësim të kushtetutshmërisë së propozimit për votim të fshehtë në Kuvendin e Kosovës
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot njoftoi sot se i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë të gjitha vendimet e marra nga kryesuesi me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, "në një përpjekje për të imponuar një votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit".
- Post By Ajrije Rexhepi
- 19:41, 12 maj, 2025
Prishtinë, 12 maj 2025 (MIA) - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot njoftoi sot se i ka dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësim të kushtetutshmërisë të gjitha vendimet e marra nga kryesuesi me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, "në një përpjekje për të imponuar një votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Parlamentit".
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se partia ia paraqiti kërkesën Gjykatës Kushtetuese së bashku me deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) me qëllim që të specifikoheshin shkeljet kushtetuese dhe, sipas tij, të gjendet një zgjidhje "si të dilet nga ky ngërç", pasi Parlamenti i Kosovës nuk mundi të konstituohet as pas 14 përpjekjeve.
Haradinaj ka shkruar në Fejsbuk se moskonstituimi i Kuvendit është shndërruar në një lojë të turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën.
"Seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore. Dëmet nga bllokada që po i bëhët konstituimit të Kuvendit, ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për ne si vend e si shoqëri", ka shkruar Haradinaj në Fejsbuk.
Ai deklaroi se partitë parshtruese të kërkesës për vlerësim të kushtetueshmërisë besojnë se ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendsjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës.
"Në një situatë të tillë pa rrugëdalje, e vetmja derë na ka mbetur Gjykata Kushtetuese. Prandaj sot, Grupi ynë Parlamentar me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK dhe të PDK, i është drejtuar asaj për të saktësuar shkeljet kushtetuese në këtë proces dhe për të na dhënë zgjidhje se si të dalim nga ky ngërç", ka shkruar lideri i AAK-së.
Haradinaj shtoi se shpreson në shqyrtim të shpejtë të rastit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, por shtoi se njëkohësisht kanë kërkuar miratimin e një mase të përkohshme "që të ndërpritet shpërfytyrimi i Parlamentit me seancat qesharake e pa asnjë produkt".
Foto: Arkivi i MIA-s