Bushle: Dielli dhe era janë derivatet e reja në tranzicionin e gjelbër
- Maqedonia e Veriut ka arritur nivel mjaft të mirë të suksesit në implementimin e legjislaturës në energjetikë, që në një pjesë është shfaqur edhe në një mënyrë konkurruese. Kriza bëhet realitet i ri dhe vendet duhet t'i kthehen energjisë ripërtëritëse, ndërsa Maqedonia e Veriut e bën atë. Kjo është koha e vërtetë për ligj të ri për burime ripërtëritëse të energjisë, theksoi zëvendësdrejtori i Sekretariatit të bashkësisë energjetike, Dirk Bushle, i cili sot e prezantoi Raportin për implementim të legjislaturës së Bashkësisë energjetike në vend.
- Post By Arta Bunjaku
- 15:05, 10 mars, 2023
Shkup, 10 mars 2023 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka arritur nivel mjaft të mirë të suksesit në implementimin e legjislaturës në energjetikë, që në një pjesë është shfaqur edhe në një mënyrë konkurruese. Kriza bëhet realitet i ri dhe vendet duhet t'i kthehen energjisë ripërtëritëse, ndërsa Maqedonia e Veriut e bën atë. Kjo është koha e vërtetë për ligj të ri për burime ripërtëritëse të energjisë, theksoi zëvendësdrejtori i Sekretariatit të bashkësisë energjetike, Dirk Bushle, i cili sot e prezantoi Raportin për implementim të legjislaturës së Bashkësisë energjetike në vend.
Në fjalimin para Komisionit kuvendor për çështje ekonomike, Bushle theksoi se shumë nga vendet janë vënë para sfidave të njejta, posaçërisht në këtë moment të historisë kur po përballemi me tranzicion të posaçëm - tranzicionin e gjelbër apo "green deal" në BE.
"Personalisht jam i bindur se nëse një vend herët i miraton dhe vendosë këto ndryshime, për çka besoj se Maqedonia e Veriut mundet, kjo edhe do ta formësojë të ardhmen për disa shekuj në vijim. Shohim një garë se kush më shpejtë dhe kush më mençur shkon drejt tranzicionit të gjelbër", deklaroi Bushle, duke shtuar se tani kjo po ndodhë në Evropë.
Zëvendësdrejtori i Sekretariatit theksoi se lufta në Ukrainë është ngushtë e lidhur me krizën energjetike dhe definitivisht do ta formësojë diskutimin për të ardhmen, përkatësisht tranzicionin drejt energjisë së gjelbër.
Sa i përket Maqedonisë së Veriut, ai tha se masat që i ndërmerr Qeveria për përballje me krizën energjetike në tërësi ishin të mira dhe të domosdoshme, ndërsa për subvencionet theksoi se nuk jemi vndi i vetëm që i ka zbatuar. Megjithatë, ai paralajmëroi se subvencionet nuk inkurajojnë investime, ndërsa investues në sektorin energjetik janë të nevojshëm.
Sipas tij, përzierja energjetike në Maqedoni të Veriut po ndryshon. "Zbuluat shumë resurse të tjera - Diellin dhe erën dhe ato janë derivatet e reja në tranzicionin e gjelbër, diçka që Maqedoninë e Veriut e bën kampione në rajon, tha ai.
Bushle konsideron se kjo është koha historike për ligj të ri për burime ripërtëritëse për energjinë.
Ai potencoi se gazi çdoherë ka luajtur rol të caktuar në Maqedoni të Veriut dhe se në të ardhmen do të duhet të ketë përdorim më të madh se deri më tani. Sipas tij, është mirë meqë vendi po merr edhe një pikë hyrëse për gaz, sepse në kohën e sotme është i domosdoshëm diverzifikimi i burimeve të gazit.
Sipas tij, shkaku që tregu ynë energjetik i përballoi goditjet dhe sfidat e krizës, është që vendi çdoherë ka qenë kryesues në tregun e energjisë elektrike.
"Keni model të mirë të çmimit, të tarifores dhe rregullator të mirë. Këto janë anët e fuqishme që duhet të mbështeten. Një prej roleve të Parlamentit është ta mbrojë atë rregullator, por atij i nevojitet pavarësi", tha ai.
Bushle foli për atë që do të paraprijë, si pakoja e vendimeve të miratuara në dhjetor që kanë të bëjnë me energjinë elektrike dhe pakon për energji të pastër, duke e cekur nevojën për rajonalizim të energjisë së gjelbër.
"Besojmë se ligji për burime ripërtëritëse do të jetë mirë të plotësohet me ligjin për energji elektrike. Sot në mëngjes kuptova se po punoni në elemente kyçe të bashkësisë energjetike - decentralizimin e burimeve ripërtëritëse dhe kjo është mirë. Ky është lajm i shkëlqyeshëm. Në terren po bëhet edhe zhvillimi i tregut elektrik. Së shpejti do të ketë spot market, këmbim të energjisë, që dihet të jetë likuid. Dhe ky do të jetë thelbi në mënyrë që të bashkoheni me fqinjët", porositi Bushle, duke e cekur nevojën e implementimit të ligjeve me të cilat do të kufizohet prëdorimi i thëngjillit në prodhimin e energjisë. ab/
Foto: MIA dhe MIA Arkivi