• e enjte, 27 qershor 2024

Blinken arriti në Lindjen e Afërt, takimi i parë në Kajro me presidentin Al-Sisi

Blinken arriti në Lindjen e Afërt, takimi i parë në Kajro me presidentin Al-Sisi

Kajro, 10 qershor 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot arriti në Lindjen e Afërt me shpresë se do të arrihet ndërprerje e zjarrit mes Izraelit dhe grupit palestinez Hamas.

Blinken u takua me presidentin egjiptian, Abdel Fatah el Sisi në Kajro, ndërsa gjatë ditës duhet të takohet edhe me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu në Izrael.

Para udhëtimit të tij, Izraeli vazhdoi me sulmet në pjesën qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.

Para arritjes së Blinkenit, funksionari i lartë i Hamasit, Sami Abu Zuhri i bëri thirrje administratës amerikane t'i bëjë presion Izraelit për ta ndërprerë luftën në Gazë.

"Hamasi është i gatshëm të përfshihet në çdo iniciativë që sigurin përfundim të luftës", tha ai.

Lufta hyri në muajin e nëntë pasi që luftëtarët e kryesuar nga Hamasi vranë 1.200 njerëz dhe morën rreth 250 pengje në sulmin në Izraelit më 7 tetor. Si përgjigje, Izraeli filloi sulm ndaj Rripit të Gazës në të cilin deri më tani jetën e humbën mbi 37.000 palestinezë. ab/

Foto: ЕPА

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR