• e hënë, 23 dhjetor 2024

Helmim masiv nga ushqimi në disa franshiza të Mekdonaldsit në SHBA: Një person vdiq, dhjetëra të sëmurë

Helmim masiv nga ushqimi në disa franshiza të Mekdonaldsit në SHBA: Një person vdiq, dhjetëra të sëmurë

Uashington, 23 tetor 2024 (MIA) -Të paktën një persona vdiq, dhjetëra u hospitalizuan, ndërsa 49 janë sëmurë nga helmimi me bakterien Esheria koli në franshizat e Mekdonaldsit në dhjetë shtete federale amerikane.

Qendra amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) njoftoi se të gjitha rastet janë të lidhura me hamburgerët "Quarter Pounder" të këtij zinxhiri të njohur për ushqim të shpejtë.

CDC publikoi se rastet janë raportuar në Kolorado, Ajova, Kanzas, Misuri, Montana, Nebraska, Oregon, Juta, Viskonsin dhe Vajoming, ndërsa më së shumti në Kolorado-26 raste.

"Të gjithë personat që i morëm në pyetje kanë ngrënë në Mekdonalds, ndërsa shumica e tyre kanë konsumuar hamburgerë "Quarter Pounder", theksoi CDC në raportin e saj.

Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe organet shëndetësore shtetërore i hetojnë rastet. Edhe pse arsyeja e saktë ende nuk është konfirmuar, besohet se mishi i viçit dhe qepa janë fajtorët e mundshëm. Mekdonalds përkohësisht e ka tërhequr hamburgerin nga shitja në vendet ku janë raportuar rastet.

"Siguria e ushqimit është prioriteti ynë dhe i ndërmarrim të gjitha masat e domosdoshme", njoftuan nga Mekdonalds. sa/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR