• e premte, 22 nëntor 2024

Komisioni Evropian miratoi agjendat reformuese për pesë vende të Ballkanit Perëndimor

Komisioni Evropian miratoi agjendat reformuese për pesë vende të Ballkanit Perëndimor

Bruksel, 23 tetor 2024 (MIA) - Komisioni Evropian miratoi sot agjendat e reformave për pesë partnerë nga Ballkani Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut, e cila hap rrugën për pagesat nga Instrumenti për Reforma dhe Rritje, me vlerë prej gjashtë miliardë euro.

Komisioni miratoi agjendat reformuese të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, të cilat përfshijnë obligime për zbatimin e reformave socio-ekonomike dhe thelbësore për nxitjen e rritjes dhe afrimit drejt BE-së në periudhën nga viti 2024 deri në 2027.

Siç shtohet në kumtesën e publikuar në ueb faqen e Komisionit Evropian, ky hap ishte kyç që të mundësohen pagesat në suaza të Instrumentit për reforma dhe rritje të BE-së prej gjashtë miliardë euro, të cilat do të bëhen pas përfunndimit të hapave reformues të dakorduar.

Kryetarja e Komisionit, Ursula fon der Lajen, lavdëroi punën e partnerëve nga Ballkani Perëndimor, duke theksuar se përkushtimi i tyre ndaj reformave është një hap i madh përpara drejt anëtarësimit në BE.

"Jam e impresionuar nga puna e partnerëve tanë nga Ballkani Perëndimor në agjendat e tyre të reformave. Kjo tregon se ata janë të përkushtuar ndaj suksesit të Planit të Rritjes. Është Udhërrëfyesi ynë për t'i afruar ekonomitë e Ballkanit Perëndimor me tonat dhe për t'u dhënë kompanive të tyre aksesin dhe mjetet për të konkurruar në tregun tonë të vetëm. Të gjithë përfitojnë dhe është një hap i madh drejt Bashkimit Evropian", tha kryetarja e Komisionit, Ursula fon der Lajen, e cila sot nis turneun e saj në Ballkanin Perëndimor. sa/

foto: arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR