• e hënë, 23 dhjetor 2024

Krasniqi: Do të mbyllen të gjitha institucionet paralele në Kosovë, ura e Ibrit do të hapet

Krasniqi: Do të mbyllen të gjitha institucionet paralele në Kosovë, ura e Ibrit do të hapet

Prishtinë, 23 tetor 2024 (MIA) - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Koso vës, Elbert Krasniqi, ka deklaruar se ura mbi lumin Ibër duhet të hapet dhe se nuk ka asnjë arsye që të mbetet e mbyllur. Sipas tij, Kosova është e gatshme të hapë urën, porse po presim që edhe partnerët e saj të jenë gati.

"S’kemi argument para vetes që na bën të besojmë se ura s’duhet të jetë e hapur. Po presim edhe partnerët tanë të jenë të gatshëm për hapjen e urës. Ata kanë paraqitur se siguria është një nga hezitimet, është pikëpamja e tyre për hapjen e urës. Ne si institucione të Republikës së Kosovës jemi gati. Besojmë plotësisht se nuk ka asnjë arsye që ura të mos hapet. Besojmë fuqishëm se s’ka kapacitete të elementeve çrregulluese brenda Republikës së Kosovës që mund të krijonin situata që të mos mund të menaxhohen nga institucionet tona të sigurisë.Qytetarët nga veriu kalojnë në pjesën jugore, qytetarët e jugut kalojnë nga pjesa e veriut...Situata është e qetë, e kontrolluar, është në atë formë që hapja e urës nuk do të kishte as një ndikim”, ka theksuar Krasniqi në konferencën për medie pas mbledhjes së Qeverisë.

Ministri Krasniqi ka folur edhe për mbylljen e objekteve të strukturave paralele në Kosovë. Sipas tij, në Kosovë s’ka asnjë vend për institucione paralele dhe se do të mbyllen të gjitha.

Duke komentuar kërkesën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Krasniqi ka thënë se “s’ka përgjigje të re për diçka që nuk është e re”. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR