• e hënë, 23 dhjetor 2024

Shtyhet seanca e parë për Ilir Metën, dërgoi ofendime të ashpra ndaj njeriut të parë të SPAK

Shtyhet seanca e parë për Ilir Metën, dërgoi ofendime të ashpra ndaj njeriut të parë të  SPAK

Tiranë, 23 tetor 2024 (MIA) - Ish presidenti shqiptar dhe lider aktual i opozitës shqiptare Partia e Lirisë, Ilir Meta, sot u paraqit para Gjykatës Speciale, por seanca e parë, e cila u karakterizua nga ofendimet e ashpra të tij ndaj prokurorëve, u shty për pasdite.

"Më arrestuat me urdhër të shtetit të drogës, merrni urdhra nga Rama, kjo është shkelje e ligjit", akuzoi Meta.

Ndaj tij do të caktohej sot një masë sigurie.

Avokatët e tij kërkuan më shumë kohë për të studiuar dosjen dhe Meta debatoi ashpër me prokurorët në sallën e gjyqit, duke drejtuar fjalë fyese ndaj personit të parë të SPAK-ut, Altin Dumanit.

Siç raportojnë mediat shqiptare, në seancë kanë qenë të pranishëm tre prokurorët që kanë firmosur arrestimin e tij, Altin Dumani, Arben Kraja dhe Sotir Klapi.

Ish presidenti u arrestua pasditen e së hënës në Tiranë, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, me akuzën e pastrimit të parave, korrupsionit pasiv dhe mosdeklarimit të pasurisë. Nëse shpallet fajtor, mund të dënohet me 15 vjet burg.

Ai po kthehej me automobil nga Kosova, ndërsa në hyrje të Tiranës kanë ndërhyrë agjentë dhe efektivë të policisë, të cilët e kanë shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.

Së bashku me Metën, në gjykatë ishin edhe bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, për të cilën ai ka dhënë masën e rregullt të paraqitjes, Ema Çoku dhe Piro Xhixho. Të gjithë, përfshirë Metën, e mohojnë fajin, duke e cilësuar një proces të motivuar politikisht. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR