Fon der Lajen në Iks: Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së
- Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, është pritur pasditen e sotme me të gjitha nderimet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas takimit.
- Post By Sara Ademi
- 17:30, 23 tetor, 2024
Tiranë, 23 tetor 2024 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, është pritur pasditen e sotme me të gjitha nderimet nga kryeministri shqiptar Edi Rama, me të cilin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media pas takimit.
Në ndërkohë, Fon der Lajen, në një reagim në rrjetin social "Iks" shënoi se "Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt Bashkimit Evropian dhe se kryeministri Rama tregon vizion dhe durim, gjë që po jep rezultat".
"Jam e lumtur që nis turneun tim të Ballkanit Perëndimor në Shqipëri me mikun tim Edi Rama. Shqipëria po bën hapa të mëdhenj drejt BE-së. Ky është rezultat i punës shumëvjeçare. I dashur Edi ju keni treguar vizion dhe durim. Dhe kjo u shpërblye", shënoi Ursula fon der Lajen.
Pas konferencës për media ajo do të mbajë fjalim në solemnitetin me rastin e fillimit të vitit akademik në Kolexhin Evropian të Tiranës, ndërsa nesër paradite, do të takohet me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj. sa/