• e diel, 22 dhjetor 2024

QVL: Autoritetet e Beogradit planifikojnë të transferojnë autobusët Solaris në Shkup

QVL: Autoritetet e Beogradit planifikojnë të transferojnë autobusët Solaris në Shkup

Beograd, 23 tetor 2024 (MIA) - Qendra për Vetëqeverisje Lokale (QVL) sot njoftoi se, sipas burimeve të Ndërmarrjes Qarkulluese të Qytetit dhe portalit E-kapija, Beogradi planifikon të transferojë autobusët Solaris në Shkup dhe në qytetet tjera në Maqedoninë e Veriut, që organizata joqeveritare e vlerëson si "lëvizje arbitrare, të paarsyeshme dhe të dëmshme”, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

"Në një situatë kur transporti urban në Beograd është në krizë, dhe qytetarët shprehin pakënaqësi të madhe, anulimi i njëqind autobusëve të sigurt dhe popullor "Solaris" për shkak të marketingut personal dhe tekave të dikujt do të ishte një veprim anti-Beograd, thuhet në deklaratën e drejtorit të QVL-së, Nikolla Jovanoviç", njoftoi agjencia Beta.

Sipas tij, motivi përfundimtar për një lëvizje të tillë nuk do të ishte rinovimi i supozuar i parkut vozitës, por "hakmarrja" e kryetarit Aleksandër Shapiq ndaj paraardhësve të tij në Beograd dhe "mbi të gjitha krijimi i hapësirës për importe shtesë të autobusëve me gaz turk", të cilët janë shumë nën cilësinë e prodhuesve evropianë dhe në asnjë mënyrë nuk i plotësojnë nevojat e Beogradit”.

Solaris Urbino 18 është një autobus i artikuluar i projektuar për transportin publik të qytetit, është prodhuar në Poloni, afër Poznanit, dhe deri tani në Serbi nga viti 2011 janë eksportuar mbi 200 autobusë. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR