Arsenali shpreson se Zhorzhinjo do ta vazhdojë kontratën
- Mesfushori i Arsenalit, Zhorzhinjo mund të largohet nga klubi.
- Post By Lindita Sulejmani
- 08:49, 2 maj, 2024
Londër, 2 maj 2024 (MIA) - Mesfushori i Arsenalit, Zhorzhinjo mund të largohet nga klubi.
Sipas "Standard", për italianin 32-vjeçar janë shumë të interesuar Juventusi, Lacio dhe Napoli. Në të njëjtën kohë, klubi londinez shpreson që lojtari të refuzojë ofertat dhe të vazhdojë kontratën me Topçinjtë.
Këtë sezon, Zhorzhinjo ka luajtur 35 ndeshje, shënoi një gol dhe ka dy asistime.
Spekulohet se vendimi nëse Zhorginjo do të qëndrojë në Arsenal do të varet shumë nga fakti nëse skuadra e tij fiton Premier Ligën. ls/
Foto: EPA