Mediume: Çabi Alonso do të jetë trajneri i ri i Realit
- Trajneri i Baer Leverkuzen Çabi Alonso, do ta trashëgojë Karlo Ançelotin në postin e trajnerit të Real Madridit, publikoi sot gazeta spanjolle "Marka".
- Post By Sara Ademi
- 13:51, 9 maj, 2025
Madrid, 9 maj 2025 (MIA) - Trajneri i Baer Leverkuzen Çabi Alonso, do ta trashëgojë Karlo Ançelotin në postin e trajnerit të Real Madridit, publikoi sot gazeta spanjolle "Marka".
Sipas gazetës i cili është medium i afërt me Realin, spanjolli duhet ta nënshkruajë marrëveshjen në tre sezone dhe t'i marrë me vete në Madrid ndihmësit e tij Sebas Paria dhe Alberto Ensinas.
Nga Leverkuzen, tani për tani, nuk i komentojnë informatat në mediat spanjolle.
Alonso sezonin e kaluar ia solli titullin e parë dhe të vetmin gjerman Leverkuzenit, ndërsa marrëveshja e tij me klubin e Bundesligës ka vlerë deri në vitin 2026. sa/
FOTO: EPA