Napoli do të tentojë ta sjellë Xhek Grilishin nga Mançester Siti
- Napoli do të përpiqet ta tërheq Xhek Grilishin nga Mançester Siti, bën të ditur e përditshmja britanike "San". Sipas informacioneve, trajneri i kësaj skuadre Antonio Konte është një mbështetës i madh i reprezentuesit anglez dhe po angazhohet personalisht për transferimin e tij.
- Post By Fami Bajrami
- 11:41, 8 maj, 2025
Mançester, 8 maj 2025 (MIA) - Napoli do të përpiqet ta tërheq Xhek Grilishin nga Mançester Siti, bën të ditur e përditshmja britanike "San". Sipas informacioneve, trajneri i kësaj skuadre Antonio Konte është një mbështetës i madh i reprezentuesit anglez dhe po angazhohet personalisht për transferimin e tij.
Napoli është tre pikë para Interit në garën për titull në Seria A, ndërsa Konte dëshiron të bëjë një transferim të rëndësishëm për të ndihmuar ekipin në Ligën e kampionëve, sezonin e ardhshëm. Një tjetër emër në planet e liderit në Seria A është edhe Kevin De Brujne, poashtu nga Siti.
Gazeta “San” shkruan se Grilishi do të largohej nëse do të kishte një ofertë të mirë, ndërsa Napoli nuk është i vetmi klub i interesuar për mesfushorin. Dhjetë herë kampionët e Anglisë nënshkruan kontratë me të në gusht 2021 i cili erdhi nga Aston Villa për 117.5 milionë paund dhe ai ishte pjesë e ekipit që fitoi katër trofe në vitin 2023.
Megjithatë, Grilish gradualisht humbi vendin e tij në formacionin titullar te Siti dhe luajti vetëm 19 ndeshje për ekipin në Premier ligë këtë sezon.
Foto: arkivi