Sane para kontratës së re me Bajernin
- Sulmuesi gjerman Leroj Sane (29), kontrata e të cilit me Bajernin skadon në fund të qershorit, me gjasë do të mbetet në klubin bavarez, bëjnë të ditur sot mediat gjermane.
- Post By Fami Bajrami
- 11:44, 12 maj, 2025
Munih, 12 maj 2025 (MIA) - Sulmuesi gjerman Leroj Sane (29), kontrata e të cilit me Bajernin skadon në fund të qershorit, me gjasë do të mbetet në klubin bavarez, bëjnë të ditur sot mediat gjermane.
Të njëjtat burime theksojnë se megjithëse Sane nuk ishte i kënaqur me ofertën nga klubi më i suksesshëm gjerman, qëndrimet e të dyja palëve janë afruar sa i përket vazhdimit të bashkëpunimit.
Bajerni i ofroi atij një kontratë trevjeçare me pagë vjetore fikse prej dhjetë milionë euro dhe deri në pesë milionë në bonuse. Sane kërkonte pagë fikse më të lartë, por propozimi i fundit i trajnerit të tij është afër asaj që ofron klubi i Munihut. Në të dyja rastet, Sane do të fitonte 15 milionë euro në sezon me bonuse.
Sane e filloi karrierën e tij në Shalke dhe u transferua te Mançester Siti verën e vitit 2016. Pas katër sezoneve në Angli ai u rikthye në Gjermani ku në korrik të vitit 2020 nënshkroi për Bajernin i cili pagoi një tarifë transferimi prej 49 milionë eurove.
Këtë sezon Sane ka shënuar 13 gola dhe ka gjashtë asiste.
FOTO: EPA