• e enjte, 04 dhjetor 2025

Romano: Alonso nënshkruan kontratë trevjeçare me Real Madridin

Romano: Alonso nënshkruan kontratë trevjeçare me Real Madridin

Madrid, 12 maj 2025 (MIA) - Eksperti i famshëm italian për transferime, Fabricio Romano, konfirmoi sot informacionin për ndryshim në stolin e Real Madridit.

Çabi Alonso po i bashkohet Real Madridit dhe sipas informacioneve të ekspertit italian, marrëveshja tashmë është arritur dhe strategu spanjoll do të nënshkruajë kontratë trevjeçare deri në vitin 2028.

Alonso do të fillojë mandatin e tij si trajner pas largimit të Karlo Ançelotit, ndërsa plani është që ta udhëheq ekipin që në Kupën e botës për klube të FIFA-s. Turneu do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga 14 qershori deri më 13 korrik 2025.

Trajneri spanjoll mbërrin në Madrid pas një periudhe të suksesshme te Baer Leverkuzeni me të cilin vitin e kaluar fitoi titullin e Bundesligës.

FOTO: X/Fabricio Romano

 

QËNDRONI TË LIDHUR