Arsenali e aktivizoi klauzolën blerëse dhe nënshkroi kontratë me Zubimendin me vlerë 60 milionë euro
- Arsenali arriti marrëveshje për përforcimin e parë gjatë verës, ndërsa Martin Zubimendi do t'i bashkangjitet ekipit në ditën e parë të afatit kalimtar.
- Post By Besnik Shuki
- 13:36, 10 maj, 2025
Londër, 10 maj 2025 (MIA) - Arsenali arriti marrëveshje për përforcimin e parë gjatë verës, ndërsa Martin Zubimendi do t'i bashkangjitet ekipit në ditën e parë të afatit kalimtar.
Fabricio Romano e konfirmoi këtë mbrëmë me "here we come", që do të thotë se puna rreth këtij transferi ka përfunduar.
Zubimendi, (26), në Arsenal vjen nga Real Sosiedad dhe do të përforcojë konkurrencën në mesfushë, ku londinezët kanë pasur më së shumti probleme këtë sezon.
Arsenali e aktivizoi klauzolën blerëse në kontratën e Zubimendit me ekipin nga San Sebastiani, e cila ishte 60 milionë euro.
Zubimendi për kombëtaren spanjolle ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar një gol. bsh/
Foto: MIA arkiv