• e premte, 05 dhjetor 2025

Çellsi dhe Betisi finalistë në Ligën e Konferencës

Çellsi dhe Betisi finalistë në Ligën e Konferencës

Londër, 9 maj 2025 (MIA) – Futbollistët e Çellsit dhe Betisit do të luajnë në finalen e Ligës së Konferencës.

Pasi javën e kaluar triumfoi 4-1 si mysafir kundër Gjurgardenit në Suedi, Çellsi siguroi vend në finale me fitore të ngushtë 1-0 në ndeshjen kthyese mbrëmë si nikoqir. Goli i vetëm u shënua nga Devsberi Holl në minutën e 38-të.

Kundërshtar i Çellsit në duelin për trofeun e Ligës së Konferencës do të jetë Betisi i cili mbrëmë e eliminoi Fiorentinën me rezultatin e përgjithshëm 4-3 pas kohës shtesë dhe për herë të parë në historinë e saj 117-vjeçare do të luajë një finale evropiane.

Betisi udhëtoi në Firencë për ndeshjen e dytë me një epërsi 2-1 të cilën e rriti në minutën e 30-të me golin nga Entoni, por deri në pjesën e parë Fiorentina bëri kthesë të plotë me dy gola nga Gosensi (34, 42).

Finalja u vendos në kohën shtesë kur Ez Abde në minutën e 97-të barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 97-të dhe e çoi Betisin në finalen e Ligës së Konferencës që do të luhet më 28 maj në Vroclav.

FOTO: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR