• e hënë, 23 dhjetor 2024

Anketë: Shumica e amerikanëve besojnë se as Bajdeni e as Trampi nuk janë mendërisht të aftë për Shtëpinë e Bardhë

Anketë: Shumica e amerikanëve besojnë se as Bajdeni e as Trampi nuk janë mendërisht të aftë për Shtëpinë e Bardhë

Uashington, 22 shkurt 2024 (MIA) - Votuesit amerikanë janë kryesisht skeptikë se presidenti Xho Bajden është mendërisht i aftë për mandat të dytë, por të njëjtën e mendojnë edhe për rivalin e tij në zgjedhje, Donald Tramp, tregojnë rezultatet e publikuara sot nga anketa e Universitetit Kuinipijak. 

Sipas hulumtimit, 64 për qind e të anketuarve kanë thënë se Bajdeni (81) nuk është mendërisht i aftë për mandat të dytë, ndërsa 51 për qind vlerësojnë se as Trampi (77) nuk është adekuat për atë funksion.

Hulumtimi, gjithashtu tregon se Bajdeni prin para Trampit me katër pikë përqindjeje, edhe pse dy e treta e votuesve besojnë se Bajdeni është shumë i vjetër për mandat të ri.

Bajdeni, mprehtësia mendore e të cilit ishte nën thjerrë pasi në raportin e këshilltarit special Robert Hur këtë muaj, ishte karakterizuar si "njeri i vjetër me kujtesë të dobët", e hodhi poshtë shqetësimin për kujtesën e tij dhe nuk jep kurrfarë indikacione se mund të tërhiqet nga fushata për rizgjedhje. 

Anketa e YouGov për Ekonomist, rezultatet e të cilës ishin publikuar dje, tregoi se Bajdeni është një pikë përqindjeje pas Trampit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR