• e shtunë, 21 shtator 2024

Anceloti: Reali ka 73 ndeshje në një sezon, dhe UEFA dhe FIFA po shtojnë ekipe në LK dhe Kupën e Botës, kështu më nuk mundet

Anceloti: Reali ka 73 ndeshje në një sezon, dhe UEFA dhe FIFA po shtojnë ekipe në LK  dhe Kupën e Botës,  kështu më nuk mundet

 Madrid, 8 qershor 2023 (MIA) - Trajneri i Real Madridit, Karlo Anceloti e ka kritikuar kalendarin të futbollit modern.

 "Ekipi im e mbyll sezonin me 73 paraqitje në La Ligë, Kupë dhe Kampionatin Botëror të Klubeve. Nga 30 dhjetor deri më 12 mars luajtëm pa ndërprerje (në këtë segment Real Madridi luajti 20 ndeshje) Përjashtim është një javë në të cilën u transferuam nga Maroku në Arabinë Saudite. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. UEFA po lanson një format të ri të Ligës së Kampionëve me shumë ekipe, FIFA po e ndryshon formatin e Kupës së Botës të Klubeve në më shumë vende, ndërsa  Superkupa e Spanjës po luhet në formatin "fajnal for". Ose të gjithë do të bien dakord, ose shëndeti i lojtarëve nuk ka më rëndësi. Është e vërtetë që ne kemi 25 lojtarë në ekip, por numri i ndeshjeve të luajtura është shumë i madh", deklaroi Anceloti.

Përveç Ancelotit, kalendarin e dendur të garave e kritikuan edhe trajnerë të tjerë të ekipeve  më të mira evropiane. ar/

 Foto: EPA

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR