Është ulur numri i nxënësve në shkollat fillore
Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Numri i nxënësve në shkollat e rregullta fillore në fillim të vitit shkollor 2025/2026 ishte174.040, që paraqet rënie për 3,6 % krahasuar me vitin shkollor paraprak.
Në këtë vit shkollor ishin regjistruar 17.921 nxënës të klasës së parë.
Numri i nxënësve në shkollat e rregullta të mesme në fillim të vitit shkollor 2025/2026 është 67.540, që paraqet rritje prej 0,6 % krahasuar me vitin shkollor paraprak.
Në vitin e njejtë shkollor në vitin e parë janë regjistruar 18.554 nxënës.
Në fillim të vitit shkollor 2025/2026 në vend ka pasur 927 shkolla fillore, ndërsa 128 shkolla të rregulla të mesme. fc/
Foto: MIA