Bilall Kasami në kundërshtim me realitetin për rrugën Tetovë–Prizren
- Ditëve të fundit, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi publikisht se rruga Tetovë–Prizren “ka filluar”. Ne jemi këtu për ta sqaruar këtë, me fakte. Sepse faktet zyrtare nga Ministria e Transportit janë të qarta: Projekti është ende në fazë fillestare, po përgatitet dokumentacioni nuk ka procedurë tenderimi dhe nuk ka filluar ndërtimi. Pse qytetarëve po u thuhet e kundërta? Kjo nuk është gabim. Është krijim i një realiteti të rremë.
Tetovë, 7 prill 2026 (MIA) - Ditëve të fundit, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, deklaroi publikisht se rruga Tetovë–Prizren “ka filluar”. Ne jemi këtu për ta sqaruar këtë, me fakte. Sepse faktet zyrtare nga Ministria e Transportit janë të qarta: Projekti është ende në fazë fillestare, po përgatitet dokumentacioni nuk ka procedurë tenderimi dhe nuk ka filluar ndërtimi. Pse qytetarëve po u thuhet e kundërta? Kjo nuk është gabim. Është krijim i një realiteti të rremë.
Një ndërhyrje në rrugë lokale nuk është projekt ndërkufitar. Ta paraqesësh si të tillë është manipulim. Tani kemi një situatë absurde: qeveria flet për projektim, komuna për ndërtim. Kjo nuk është dallim interpretimi, është kontradiktë me faktet. Dhe kur faktet janë kaq të qarta, përfundimi është i vetëm: qytetarëve po u shitet propagandë si realitet. Prandaj, kur dikush thotë të kundërtën, nuk po informon, po mashtron.
Valdrin Islami- Aleanca për Shqiptarët