Siljanovska-Davkova me rastin e 8 Prillit: Romët historikisht janë pjesë e pandashme e shtetit dhe shoqërisë së vendit
- Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka dërguar mesazh urimi deri te anëtarët e komunitetit rom me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 Prilli, duke theksuar se romët në aspekt historik dhe kulturor janë pjesë e pandashme e shtetit dhe shoqërisë së vendit.
Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova ka dërguar mesazh urimi deri te anëtarët e komunitetit rom me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve - 8 Prilli, duke theksuar se romët në aspekt historik dhe kulturor janë pjesë e pandashme e shtetit dhe shoqërisë së vendit.
"Të dashur bashkëqytetarë romë, urime 8 Prillin, Ditën ndërkombëtare të romëve. Sinqerisht uroj ta festoni këtë ditë me shëndet, gëzim dhe lumturi. Ju romët jeni historikisht dhe kulturalisht pjesë e pandashme e shtetit dhe shoqërisë së vendit. Liria, krenaria dhe bashkimi janë vlera të veçanta të identitetit rom dhe meritojnë respekt të duhur", thekson Siljanovska-Davkova në mesazhin e saj të urimit.
Presidentja shton se shteti ynë i përbashkët është formalisht dhe ligjërisht lider në garantimin e të drejtave të pakicave, brenda kornizave rajonale dhe evropiane, por se jeta reale e romëve është larg garancive ligjore.
"8 Prilli është dita e duhur për të matur dhe rishqyrtuar cilësinë e jetës së bashkëqytetarëve tanë romë në të gjitha fushat dhe në të gjitha nivelet. Duhet të na bëhet e qartë njëherë e përgjithmonë se nuk mjafton të thirremi në Shuto Orizaren, por të sigurojmë një jetë të mirë për romët kudo që janë", thekson presidentja në mesazhin e saj të urimit.
Siljanovska-Davkova në fund thekson se është koha e duhur të kuptojmë se komuniteti rom është kategoria më e prekshme dhe e margjinalizuar e qytetarëve dhe si e tillë meriton vëmendjen dhe mbrojtjen më të madhe shoqërore.
Foto: arkivi i MIA-s