Sali: Do ta gjejmë zgjidhjen e duhur për studentët shqiptarë
- “Përderisa jemi duke punuar në gjetjen e zgjidhjes për studentët për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, jemi në proces ku shohim grupin e punës, që ka marrë përsipër të gjejë zgjidhjen e duhur. Ka një grup pune, e kam shpërndarë këtë informacion me opinionin, me studentët e kam pasur një takim me ta, është kërkesë legjitime, elementare dhe e drejtë që bazohet në kushtetutë dhe e kemi obligim që të gjejmë zgjidhje. Kemi pasur një koordinim me kryeministrin dhe kemi formuar grup pune i cili do të merret me këtë çështje dhe të gjejmë zgjidhjen e duhur”, ka thënë Sali.
Shkup, 8 prill 2026
Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në intervistën për Alsat-M lidhur me kërkesën e studentëve shqiptarë që të mund të japin privimin e jurisprudencës në shqip ka thënë se do të gjendet zgjidhje e duhur.
“Përderisa jemi duke punuar në gjetjen e zgjidhjes për studentët për ta dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, jemi në proces ku shohim grupin e punës, që ka marrë përsipër të gjejë zgjidhjen e duhur. Ka një grup pune, e kam shpërndarë këtë informacion me opinionin, me studentët e kam pasur një takim me ta, është kërkesë legjitime, elementare dhe e drejtë që bazohet në kushtetutë dhe e kemi obligim që të gjejmë zgjidhje. Kemi pasur një koordinim me kryeministrin dhe kemi formuar grup pune i cili do të merret me këtë çështje dhe të gjejmë zgjidhjen e duhur”, ka thënë Sali.
Zëvendëskryeministri Bekim Sali madje ka thënë se angazhimi i tyre politik është që çështja e 20 përqindëshit të mos e trajtojnë me numra, “ne jemi popull autentik dhe duhet të trajtohemi si të tillë”.
“Janë disa tema që në kornizën e marrëveshjeve politike e kemi futur dhe duhet ta trajtojmë deri në fund të mandatit. Kjo na gjeneron kohë pas kohë probleme politike të temës etnike dhe duhet një herë e përgjithmonë t’i mbyllim këto tema. Ne jemi të përcaktuar ta trajtojmë atë temë, si çështja e jurisprudencës, është çështje e trajtimit në kuluaret politike. E kemi trajtuar si temë dhe ta zgjidhim dhe kjo do të jetë aktuale pas zgjidhjes së çështjes së provimit të jurisprudencës”, ka thënë Sali.
Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali në intervistën për Alsat-M lidhur me Ligjin e përfaqësimit të drejte dhe adekuat që sot u miratua në Qeveri tha se Ligji është materie e gjallë.
Sipas tij, Trupi koordinues do ta raportojë qeverinë për mbarëvajtjen e procesit, aty ku ka vërejtje serioze për mosimplementim, “do të merren masa politike”.
“Nëse eventualisht në të ardhmen ka keqpërdorim në shumë institucione, ligji është materie e gjallë, ndoshta mund të ketë restrikcione për udhëheqësit e institucioneve që nuk e respektojnë ligjin, por duke marrë parasysh se cilësia është para përkatësisë etnike, në një formë do të duhet të shtyhen të dyjat paralelisht”, ka thënë zëvendëskryeministri Sali.
Lidhur me atë nëse diaspora do të përjashtohet nga regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, tha se drejtori i Entit të Statistikave nuk duhet të jetë kreatorë i politikave.
“Kjo çështje duhet të realizohet në vitin 2031 dhe nga tani kemi pesë vite kur duhet të realizohet regjistrimi dhe deri atëherë na pret shumë punë, Regjistrimi, Kodi zgjedhor dhe ne brenda VLEN-it i trajtojmë dhe duhet t’i përcjellim te partneri i koalicionit dhe faktorët politik në vend. Në këtë periudhë 5 vjeçare jam i bindur do të kemi një konsensus më të gjerë”, ka thënë ai.
Ai tha se janë duke insistuar që në Kodin zgjedhor të përfshinë edhe votimin e diasporës.
“Dhe nëse duam t’i fusim në këtë proces do të duhet kemi në Regjistrim edhe shqiptarët pas janë kontribuuesit më të mëdhenj në zhvillimin e këtij vendi.”, ka thënë Sali.
VLEN