• среда, 08 април 2026

Marrëveshja kolektive e Ministrisë së Kulturës në seancën e Gjykatës Kushtetuese

Marrëveshja kolektive e Ministrisë së Kulturës në seancën e Gjykatës Kushtetuese

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Gjykata Kushtetuese sot e mban e seancën e 9-të ku do të diskutojnë për gjashtë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, dy kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, si dhe një temë për të cilën do të votohet. Siç është njoftuar, gjyqtarët do të diskutojnë për disa ligje, akte nënligjore dhe vendime komunale, të cilat, sipas parashtruesit, janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet.

Mes nismave që janë në rend dite është pjesa kontestuese e Ligjit për gjahun dhe gjuetinë, me të cilin mundësohet gjuetia përkohësisht t'i ndahet "përdoruesit të vjetër", derisa nuk zgjidhet një përdorues i ri përmes thirrjes publike. Parashtruesi i nismës pretendon se zgjidhja e tillë është e pasaktë dhe anashkalon procedurën ligjore.

Para gjyqtarëve kushtetues sot do të jetë edhe nisma në lidhje me një dispozitë të ligjit për sportin, për të cilën theksohet se është i paqartë dhe mund të krijojë konfuzion në zbatimin e tij, veçanërisht në pjesën e miratimit të akteve nënligjore dhe shfryëtzimin e mjeteve juridike.

Seanca përfshin edhe nismën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Marrëveshjes kolektive për kulturë në tërësi dhe disa dispozita të tij. Në të kontestohen zgjidhjet për mungesë të paguar dhe llogaritje të pagave, për të cilat konfirmohet se krijojnë pabarazi me të punësuarit tjerë në sektorin publik dhe nuk janë në pajtim me disa ligje dhe me Kushtetutën.

Në rend dite është edhe rasti që ka të bëjë me vendimet e Komunës së Velesit për konfirmimin e çmimit për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale. Parashtruesit besojnë se komuna e ka caktuar çmimin mbi bazë të gabuar ligjore, duke i'u referuar Ligjit për vetëqeverisje lokale, në vend të Ligjit për menaxhim me mbeturinat.

Gjykata Kushtetuese do të debatojë edhe pas nismës së lidhur me Rregulloren për tituj profesional dhe shkencor, me të cilën, sipas parashtruesit, krijohet një pozitë e pabarabartë mes studentëve që kanë përfunduar studime akademike dhe profesionale, veçanërisht në shfrytëzimin e emrit "inxhinier".

 Iniciativa më e fundit ka të bëjë me Udhëzimet për miratimin e prerjes së drurëve në pyjet private, të cilat pretendohet se i kufizon në mënyrë të paarsyeshme pronarët e pyjeve që kanë hipoteka dhe çon në refuzimin e kërkesave të tyre.

Në pjesën e dytë të seancës, Gjykata do të dëgjojë dy kërkesa për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave. Njëra ka të bëjë me një shkelje të supozuar të së drejtës për veprim të lirë politik dhe trajtim të barabartë mediatik në procesin zgjedhor nga deputeti Amar Mecinoviq nga e Majta, dhe tjetra ka të bëjë me diskriminim të supozuar bazuar në përkatësinë shoqërore në lidhje me zbatimin e pensioneve.

Në fund të seancës, gjyqtarët kushtetues do të votojnë për rastin për Ligjin e pagave të gjyqtarëve për të cilën është përgatitur draft-vendimi. sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан