• среда, 08 април 2026

Prezantimi i raporteve të veçanta për financimin e fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 dhe zgjedhjet e përsëritura 2026

Prezantimi i raporteve të veçanta për financimin e fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale 2025 dhe zgjedhjet e përsëritura 2026

Shkup, 8 prill 2026 (MIA) - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në bashkëpunim me Fondacionin Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES), organizon ngjarje për prezantimin e raporteve të veçanta për gjendjet e konfirmuara në financimin e fushatave zgjedhore për zgjedhjet lokale në vitin 2025 dhe zgjedhjet e përsëritura në vitin 2026.

Në hapjen e ngjarjes, siç është njoftuar, fjalë hyrëse do të kenë kryetari i KSHPK-së Adem Çuçul dhe drejtoresha e Fondacionit Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore në Vend, Joana Kosma.

Pas prezantimit të rezultateve kyçe nga raportet e veçanta, gjendjet e konfirmuara në financimin e fushatave zgjedhore, si dhe dobësitë sistematike dhe sfidat e lidhura me raportimin financiar, transparencën e të dhënave dhe efikasitetin e mekanizmave për ndjekje dhe mbikëqyrje, siç është njoftuar, do të vijojë edhe debat.

Ngjarja ka për qëllim të kontribuojë ndaj debatit më të gjerë publik dhe profesional për vlerën e financimit transparent dhe llogaridhënës të fushatave zgjedhore, si një parakusht i rëndësishëm për përforcimin e besimit në procesin zgjedhor, integritetin politik dhe llogaridhënien demokratike. sa/

Foto: MIA arkivi

 

 

Остани поврзан