• среда, 08 април 2026

Toshkovski nga Uashingtoni: Dialogu strategjik me SHBA-në sjell rezultate konkrete për sigurinë

Toshkovski nga Uashingtoni: Dialogu strategjik me SHBA-në sjell rezultate konkrete për sigurinë

Shkup, 7 prill 2026 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski po merr pjesë në Dialogun Strategjik Maqedoni-SHBA, i cili po zhvillohet në Uashington, ku po zhvillohet sesioni i dytë i këtij procesi të rëndësishëm dypalësh. 

Siç kumtoi Ministria, Dialogu Strategjik përfaqëson një platformë të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, me fokus në siguri, sundim të ligjit dhe zhvillim institucional. 

Në kuadër të dialogut, Ministria e Punëve të Brendshme i kushton rëndësi të madhe përforcimit të sigurisë kufitare, luftës kundër krimit të organizuar, migracionit të paligjshëm dhe trafikut të drogës, si dhe përmirësimit të bashkëpunimit të inteligjencës me shërbimet partnere.

"Dialogu strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një proces i rëndësishëm që sjell rezultate konkrete për sigurinë e qytetarëve tanë. Përmes këtij partneriteti, ne sigurojmë kufij më të sigurt, një luftë më efikase kundër krimit dhe institucione moderne dhe të qëndrueshme", theksoi ministri Toshkovski.

Nga Ministria shtojnë se mbështetja nga SHBA-ja në vlerë prej mbi 3,5 milionë dollarë, e destinuar për përforcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është veçanërisht e rëndësishme, e cila përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në sigurinë e vendit.

Paralelisht, po punohet për përmirësimin e sigurisë kibernetike përmes mbështetjes teknike, trajnimit dhe modernizimit të sistemeve, me qëllim mbrojtjen më efektive të institucioneve dhe infrastrukturës kritike.

"SHBA-ja mbetet partneri më i rëndësishëm strategjik i vendit dhe një aleat i fuqishëm në përforcimin e sigurisë, stabilitetit dhe kapaciteteve demokratike, shtuan nga MPB-ja.  rq/

Foto: MPB

Остани поврзан