Është përditësuar bilanci i vdekjeve: Në zjarrin në qytetin e Tuzllës 11 viktima dhe 35 të lënduar
- Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 35 janë lënduar në zjarrin që mbrëmë e kaploi Shtëpinë e pensionistëve në qytetin e Tuzllës. lajmëruan sot në mëngjes mediumet e Sarajevës.
Tuzlla, 5 nëntor 2025 (MIA) - Njëmbëdhjetë persona e humbën jetën, ndërsa 35 janë lënduar në zjarrin që mbrëmë e kaploi Shtëpinë e pensionistëve në qytetin e Tuzllës. lajmëruan sot në mëngjes mediumet e Sarajevës.
Në mesin e të lënduarve janë edhe tre nëpunës policorë dhe pesë zjarrfikës. Sipas informatave, zjarri shpërtheu rreth orës 21 në katin e shtatë të ndërtesës, ku ishin të vendosur persona të palëvizshëm dhe rëndë të lëvizshëm.
Ekipe të shërbimit zjarrfikës, policisë dhe ndihmës së shpejtë mjekësore menjëherë dolën në terren, ndërsa të lënduarit u dërguan në Qendrën klinike universitare në qytetin e Tuzllës.
Organet hetuese do ta konstatojnë shkakun e zjarrit. ab/
foto: printskrin