• петок, 05 декември 2025

Çuçul: Do të angazhohem për punë transparente të KSHPK-së, do të kërkojmë integritet dhe përgjegjësi nga të gjitha institucionet

Çuçul: Do të angazhohem për punë transparente të KSHPK-së, do të kërkojmë integritet dhe përgjegjësi nga të gjitha institucionet

Shkup, 4 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i ri i Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit (KSHPK), Adem Çuçul sot e dha betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi. Paralajmëron se së bashku me ekipin e tij do të kërkojnë integritet, përgjegjësi dhe transparencë nga të gjitha institucionet.

"Për mua paraqet nder, para së gjithash të jem kryetar i institucionit nga i cili vij, në të cilin u rrita profesionalisht. Njëkohësisht është përgjergjësi e madhe, duke i pasur parasysh sfidat me të cilat përballet edhe Komisioni edhe shteti në fush[ën e luftës kundër korrupsionit. Në atë drejtim si kryetr i KSHPK-së do të angazhohem për punë transparente të institucionit, por edhe si ekip do të kërkojmë përgjegjësi nga të gjitha institucionet. Ne jemi institucion i cili e promovon integriteetin dhe do të kërkojmë integriteti të promovohet dhe avancohet në të gjitha institucionet. Vetëm me një angazhim të tillë dhe me integritet të institucioneve dhe integritet të bartësve të funksioneve publike dp të kontribuojmë për një shoqëri më të mirë dhe për ulje të korrupsionit", deklaroi kryetari i ri i KSHPK-së, Adem Çuçul.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se çka do të jetë në fokusin e KSHPK-së, ai deklaroi se ka një numër të madh të sfidave.

"Vlerësimet e KE-së janë të tilla siç janë. Si kryetar do të angazhohem t'i përmirësojmë ato vlerësime. Do të duhet mund, shumë punë. Në intervistën time në Kuvend thashë se do të angazhohem për digjitalizim, për vegla parandaluese. jemi në fazë të përgatitjes së Strategjisë së re nacionale, e cila po përgatitet në proces inkluziv, me pjesëmarrje të të gjithë faktirëve relevantë në shtet. Si vegël parandaluese shpresoj se do të jetë shumë më koncize dhe më e zbatueshme për dallim nga e kaluara. Me atë mekanizëm do të kontribuojmë të mënjanohen dobësitë e sistemit të cilat gjenerojnë korrupsion. Gjithashtu përmenda se në fokus, si kryetar, shpresoj të kem mbështetje nga i tërë Komisioni, ta rrisim proaktivitetin tonë në pjesën e kontrollit të gjendjes pronësore të personave të zgjedhur dhe të emëruar sepse kjo është një nga vërejtjet në Rpaortin e KE-së, ndërkaq është rekomandimi i gjashtë i GREKO-s", tha Çuçul.

Çuçul unanimisht u zgjodh kryetar i KSHPK-së në mbledhjen e djeshme në Kuvend, ku mori 82 vota. ab/

Foto: МIА 

Остани поврзан