Zyra doganore Posta mori skaner për dërgesa - më lehtë do të detektohet kontrabanda me armë, drogë dhe mjete shpërthyese
- Zyra doganore në Postën e Maqedonisë sot mos skaner i cili duhet ta lehtësojë parandalimin e tregtisë me drogë, mjete shpërthyese, armë, pjesë të tyre dhe municion. Bëhet fjalë për platformë rentgeni të kompanisë amerikane "Astrofiziks" e cila mund të mbajë mbi 200 kilogramë. Pajisja ka fuqi prej 180 kilovatësh, rezolutë të lartë dhe punon në gjashtë ngjyra, që është teknologjia më e re. Skaneri mund të "kalojë" qidnra dërgesa në minutë, ndërsa prëdorë inteligjencë artificiale e cila përmes bazës së të dhënave (armë e mbajtur mend dhe pjesë të armës) i sinjalizon operatorit se ka diçka të dyshimtë.
Shkup, 2 dhjetor 2025 (MIA) - Zyra doganore në Postën e Maqedonisë sot mos skaner i cili duhet ta lehtësojë parandalimin e tregtisë me drogë, mjete shpërthyese, armë, pjesë të tyre dhe municion. Bëhet fjalë për platformë rentgeni të kompanisë amerikane "Astrofiziks" e cila mund të mbajë mbi 200 kilogramë. Pajisja ka fuqi prej 180 kilovatësh, rezolutë të lartë dhe punon në gjashtë ngjyra, që është teknologjia më e re. Skaneri mund të "kalojë" qidnra dërgesa në minutë, ndërsa prëdorë inteligjencë artificiale e cila përmes bazës së të dhënave (armë e mbajtur mend dhe pjesë të armës) i sinjalizon operatorit se ka diçka të dyshimtë.
Skanri është donacion nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkaur dhe Norvegjia përmes Uyres së Kombeve të Bashkuara për drogë dhe krim në kuadër të projektit Hermes 2. Krahas skanerit, Doganës dhe Postës do t'u dhurohen edhe kompjuterë personal për të punësuarit të cilët do të operojnë me skanerin.
Siç u tha në prezantim, blerja onlajn nga pandemia e Kovid-19 është në rritje, ndërkaq kjo u shërben grupeve kriminele më lehtë ta "gëlltisin" atë që dëshirojnë. Ndërkaq, roli i shërbimeve doganore dhe postare është ta parandalojnë këtë.

"Në kohë të rritjes rapide të e-tregtisë. sasia e lartë e dërgesave paraqet rrezik potencial për shfrytëzim të dërgesave postare për distribuim të mallrave të palejuara siç janë droga, mjetet shpërthyese dhe armët. Që këtej, parandalimi i shfrytëzimit të e-tregtisë si kanal për distribuim nga ana e kriminelëve është me rëndësi kyçe për përballje efikase me kanosjet e sigurisë. Drejtoria e doganave është një prej institucioneve kyçe që duhet t'u përgjigjet këtyre sfidave. Skaneri është me rëndësi të madhe në luftën e përbashkët kundër terrorizmit, parandalimit të proliferacionit të armëve të vogla dhe të mesme dhe tregtisë së palejuar me drogë. Këtë vit në zyrën doganeore Posta, ku është vendosur skaneri, kaluan mbi 100 mijë dërgesa, që tregon për rëndësinë që kjo pajisje do ta ketë ndaj kontrollit të dërgesave postare", theksoi drejtori i Drejtorisës ë doganave, Boban Nikollovski.
Sipas tij, me kapacitetin për skanim të qindra dërgesave në minutë me ndihmën e inteligjencës artificiale, skaneri do të ndihmojë në detektimin e armëve të zjarrit, pjesëve të tyre dhe municionit, drogës dhe mjeteve shpërthyese.

Sipas drejtorit të Postës së Maqedonisë, Orhan Kurtishi, skaneri është me rëndësi kyçe për punën postare.
"Jetojmë në kohë në të cilën çdo ditë përballemi me kërcënime serioze të shkaktuara nga rrjetet kriminele të prëfshira në tregtinë me substanca të ndaluara, armë dhe drogë. Për ato shkaqe, ky donacion është me rëndësi të madhe për zbulimin e tyre", tha Kurtishi dhe u falënderua për trajnimin e kryer të të punësuarve të cilët do të punojnë me skanerin. ab/
Foto: МIА