• сабота, 06 декември 2025

Zohran Mamdani zgjedhet prefekti i parë i Nju-Jorkut - myslimani i parë në këtë detyrë

Zohran Mamdani zgjedhet prefekti i parë i Nju-Jorkut - myslimani i parë në këtë detyrë

Nju-Jork, 5 nëntor 2025 (MIA) - Demokrati i majtë Zohran Mamdani fitoi në zgjedhjet për prefekt të Nju-Jorkut, sipas projeksioneve të mediave amerikane të publikuara mbrëmë vonë.

Me 97 për qind të votave të numëruara, kandidati 34 vjeçar ka siguruar avantazh të paarritshëm, publikuan disa media amerikane, duke iu referuar të dhënave nga Komisioni zgjedhor i Nju-Jorkut.

Rezultatet jozyrtare të ueb-faqes të Komisionit treguan se Mamdani ka fituar 50,4 për qind të votave, ish-guvernatori demokrat Endrju Komo 41,6 për qind, ndërsa republikani Kurtis Silva 7,1 për qind, me më pak se 3 për qind të votave që mbeten për t'u numëruar.

Nëse rezultati konfirmohet, Mamdani do të bëhet myslimani i parë, prefekt i Nju-Jorkut dhe një nga kundërshtarët më eminent të zgjedhur të presidentit amerikan Donald Tramp.

Platformë parazgjedhore dhe peshë politike 

Mamdani, anëtar i Socialistëve të Amerikës  (Democratic Socialists of America), e ka përqendruar fushatën e tij në zgjidhjen e shpenzimeve të rritura të jetesës në Nju-Jork. Ai ka premtuar kontroll të qirasë, si dhe autobus falas dhe kujdes falas për fëmijët, të cilat ai planifikon t'i financojë përmes taksave më të larta mbi të pasurit dhe korporatat.

Përveçse është një fuqi e fuqishme kulturore dhe ekonomike,Nju-Jork është një fuqi e rëndësishme politike, me një popullsi prej rreth tetë milionësh.

Humbja e Kuomos

Mamdani parashikohej të mundte Kuomon me rreth nëntë pikë përqindjeje. Kuomo, i cili kandidoi si i pavarur pasi humbi zgjedhjet paraprake Demokratike ndaj rivalit të tij 34-vjeçar, tashmë e ka pranuar humbjen.

Më shumë se dy milionë njujorkezë votuan - pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet përprefekt që nga viti 1969, sipas zyrtarëve të zgjedhjeve.

Prefekti aktual i Nju-Jorkut, Erik Adams, ish-demokrat që është në detyrë nga viti 2022, u tërhoq nga mandati i dytë për shkak të një skandali korrupsioni dhe problemeve të tjera.

Sfidë për demokratët

Fitorja e Mamdanit sfidon strukturat e vendosura të pushtetit në politikën amerikane. Kandidati 34-vjeçar - i cili u zhvendos në metropolin e bregdetit lindor nga Uganda me familjen e tij në moshën 7 vjeç - përfaqëson një ndarje të qartë nga linja tradicionale e qendrës së Partisë Demokratike dhe është bërë një objektiv politik për Trampin dhe republikanët, raportoi agjencia gjermane e lajmeve DPA.

Fushata e tij mbështetej kryesisht në donacione të vogla - një sinjal i qëllimshëm kundër ndikimit të donatorëve të mëdhenj, të cilët Mamdani i kritikon në të dyja partitë.

Ai mori mbështetje të fortë nga votuesit e rinj, sindikatat dhe komunitetet e emigrantëve.

Vëzhguesit presin që fitorja e Mamdanit të shkaktojë një debat të brendshëm brenda demokratëve: midis atyre që duan ta zhvendosin partinë ashpër majtas për t'u përballur me Trampin dhe atyre që mbështesin një kurs më të moderuar.

Aleatët politikë të Mamdanit, përfshirë senatorin Berni Sanders dhe deputeten Aleksandria Okasio-Kortez, thonë se rezultati vërteton se politikat e krahut të majtë mund të fitojnë mbështetjen e shumicës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. mb/

Foto: DPA

Остани поврзан