• вторник, 14 мај 2024

Zjarre në Shkup dhe Manastir, 1.588 thirrje për 24 orë drejt QMK-së

Zjarre në Shkup dhe Manastir, 1.588 thirrje për 24 orë drejt QMK-së

Shkup, 6 maj 2024 (MIA) - Dy zjarre në ambient të hapur janë regjistruar në 24 orët e fundit. Një zjarr në Shkup, një tjetër në Manastir, informojnë sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).

Zjarrfikësit në Qytetin e Shkupit prej dje në orën 14:10 deri në orën 15:10 kanë shuar mbeturinat e djegura në rrugën “Skupi” në komunën e Karposhit në një sipërfaqe prej 500 metra katrorë. Intervenimi është kryer me një automjet kundër zjarreve dhe dy zjarrfikës.

Zjarrfikësit nga Manastiri dje nga ora 14:11 deri në orën 15:15 me një automjet kundër zjarreve kanë intervenuar në një deponi të egër të djegur në lagjen “Bair”.

"Gjithsej 1.588 thirrje janë regjistruar në numrin e vetëm të telefonit për raste urgjente - 112 në QMK në 24 orët e fundit nga të cilat "reale" janë 54.85 për qind, ndërsa 45.15 për qind për nevoja të tjera të qytetarëve të cilat nuk kanë qenë urgjente. Drejt policisë janë drejtuar 61,03 për qind, tek Ndihma e shpejtë mjekësore 35.66 për qind, ndërsa 1,84 për qind tek zjarrfikësit dhe 0,37 për qind tek LAMM nga thirrjet reale në 112 në QMK.

Foto: arkivi i MIA-s

Тагови

Остани поврзан