• четврток, 25 декември 2025

Zelenski: Ukraina nuk është e gatshme të tërhiqet nga rajoni i Donjeckut, SHBA kërkon kompromis

Zelenski: Ukraina nuk është e gatshme të tërhiqet nga rajoni i Donjeckut, SHBA kërkon kompromis

Kiev, 18 dhjetor 2025 (MIA) - Ukraina nuk është e gatshme të tërhiqet nga rajoni i Donjeckut, ndërsa Rusia kërkon pushtim të plotë të Donbasit, deklaroi sot presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, duke theksuar se SHBA për momentin kërkon zgjidhje me kompromis.

"Të gjithë e dimë pozitën e Rusisë. Ata duan ta marrin të gjithë Donbasin, ndërsa tani kërkojnë të tërhiqemi nga Donbasi. Ky është qëndrimi i tyre i hapur. Qëndrimi ynë është gjithashtu i hapur - nuk jemi të gatshëm për hapa të tillë, ndërsa SHBA kërkon kompromis", tha Zelenski si përgjigje në pyetjen e gazetarëve.

Duke folur për bisedat për planin paqësor prej 20 pikash dhe garancionet e sigurisë, Zelenski tha se ekipet negociuese amerikane dhe ukrainase do të mbajnë seri takimesh në SHBA nesër dhe të shtunën.

Sipas tij, temat e bisedave do të përfshijnë plan paqësor, garancione të sigurisë, marrëveshje për rindërtimin e Ukrainës dhe hapa tjerë të mundshëm. Ai shtoi se ekipi ukrainas tani është rrugës drejt SHBA-së dhe se pala amerikane pret mbërritjen e tyre, ndërsa është e mundur edhe prania e përfaqësuesve evropian.

Zelenski paraprakisht, deklaroi se raundi i ardhshëm i negociatave ukrainase-amerikane do të mbahet në SHBA pas konsultimeve mes Uashingtonit dhe Moskës, duke theksuar se takimet mund të mbahen gjatë fundjavës. sa/

foto: EPA

Остани поврзан