Zelenski: Uashingtoni mbetet i përkushtuar në arritjen e marrëveshjes paqësore
- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi se SHBA ende është e përkushtuar në arritjen e marrëveshjes paqësore, pasi u informua për bisedat që negociatorët ukrainas i kanë mbajtur me palën amerikane.
Kiev, 24 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, deklaroi se SHBA ende është e përkushtuar në arritjen e marrëveshjes paqësore, pasi u informua për bisedat që negociatorët ukrainas i kanë mbajtur me palën amerikane.
Siç publikoi gazeta parisiene "Le Mond", në ueb faqen e saj, Zelenski në fjalimin e tij të regullt mbrëmë tha se ka marrë raport detajor nga sekretari i Këshillit për siguri nacionale dhe mbrojtje Rustem Umerov dhe kryeshefi i Shtatmadhorisë të forcave të armatosura ukrainase Andrij Hnatov, pas takimeve të tyre me përfaqësuesit amerikan.
Zelenski tha se përgatiten drafte të marrëveshjes dhe se gjatë bisedave janë diskutuar disa pika.
"Qëndrojmë në kontakt të përhershëm me SHBA-në dhe besojmë në bashkëpunim të vazhdueshëm", tha presidenti i Ukrainës.
Zelenski shtoi se Uashingtoni dëshiron një marrëveshje përfundimtare paqeje, duke deklaruar se Ukraina po bashkëpunon plotësisht dhe se "kjo nuk do të jetë kurrë pengesë për paqen".
Megjithatë, theksoi ai, Rusia duhet të ndalojë "sabotimin e diplomacisë" dhe ta marrë seriozisht fundin e luftës.
Presidenti ukrainas bëri thirrje gjithashtu për presion të vazhdueshëm mbi Moskën për të ndaluar agresionin, duke pretenduar se bashkësia ndërkombëtare ka "të gjitha instrumentet e nevojshme" për ta arritur këtë. sa/
Foto: MIA arkivi