Zelenski: Rusia planifikon të fillojë agresion të madh ndaj Evropës në vitin 2029 ose 2030
- Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski pohon se Rusia planifikon të fillojë agresion të madh në kontinentin evropian në vitin 2029 ose 2030, duke përmendur prodhimin e rritur të armës ruse si provë.
Kiev, 13 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas, Vollodimir Zelenski pohon se Rusia planifikon të fillojë agresion të madh në kontinentin evropian në vitin 2029 ose 2030, duke përmendur prodhimin e rritur të armës ruse si provë.
Zelenski në Telegram publikoi se prodhimi i rritur i armës, po ashtu, tregon se Rusia nuk është e gatshme ta përfundojë luftën kundër Ukrainës.
"Duke marrë parasysh situatën në fushëbetejë, nuk shoh se Rusia dëshiron të ndalet. Problemi është se kur e shohim industrinë ushtarake ruse, shohim se ata e rrisin prodhimin e tyre. Dhe, sipas vlerësimit tonë, ata dëshirojnë ta vazhdojnë këtë luftë", tha Zelenski, njoftuan mediumet ukrainase.
Ai përsëriti se presioni i përbashkët nga forcat botërore do të mund ta detyrojë Rusinë të pushojë nga lufta.
Ministria e Financave e SHBA-së dje publikoi se ka vendosur sanksione ndaj dy kompanive të mëdha ruse të naftës, Rosneft dhe Lukoil dhe i ka bërë thirrje Moskës menjëherë të pajtohet për armëpushim në Ukrainë.
Zelenski pohon se humbjet e Rusisë vetëm nga këto dy sanksione janë të paktën 50 miliardë dollarë në vit.
Përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas më 23 tetor njoftoi se Bashkimi Evropian e ka miratuar paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë. bsh/
Foto: EPA arkiv