• петок, 05 декември 2025

Zelenski: Raporti i BE-së tregon se Ukraina po lëviz "me besim të plotë" drejt anëtarësimit

Zelenski: Raporti i BE-së tregon se Ukraina po lëviz

Kiev, 4 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti ukrainas Vollodimir Zelenski tha se raporti më i ri për Ukrainën nga Komisioni Evropian tregon se Kievi "me besim të plotë" po lëviz drejt anëtarësimit në BE dhe është i gatshëm t'i hap tre kapitujt e parë nga negociatat.

"Pres aksion të vendosur nga BE-ja për tejkalimin e të gjitha pengesave artificiale për Evropë të fuqishme dhe të bashkuar", ka shkruar lideri ukrainas në "X". bsh/

Foto: EPA

Остани поврзан