Zelenski pret që Rusia të kryejë sulme të mëdha pas Krishtlindjeve
- Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se pret që Rusia do të nis sulme të rënda pas Krishtlindjeve.
Kiev, 23 dhjetor 2025 (MIA) - Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski deklaroi se pret që Rusia do të nis sulme të rënda pas Krishtlindjeve.
Ai para diplomatëve në Kiev theksoi se ishte krejtësisht normale që Rusia të fillonte sulme masive për Krishtlindje, duke potencuar se situata ishte e vështirë për shkak të mungesës së sistemeve të mbrojtjes ajrore.
Ukraina feston Krishtlindjet më 25 dhjetor, megjithëse shumë ukrainas i përmbahen traditave ortodokse dhe e festojnë festën më 7 janar, si në Rusi.
Zelenski në fjalimin e mbrëmshëm drejtuar kombit theksoi se pret që delegacioni ukrainas, i cili në Majami bisedoi me përfaqësuesin e posaçëm amerikan, Stiv Vitkof sot të kthehet në Ukrainë.
Vitkof pas bisedimeve të ndara me delegacionet ukrainase dhe ruse, deklaroi se negociatat ishin konstruktive. rq/
Foto: EPA