Zelenski: Nëse takohem me Putinin, do të diskutoj për një përfundim të shpejtë të luftës, jo për historinë
- Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, deklaroi se nëse takohet me presidentin rus Vladimir Putin, nuk do të zhvillojë debate historike, por do të diskutojë për një përfundim të shpejtë të luftës.
Kiev, 19 shkurt 2026 (MIA) - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, deklaroi se nëse takohet me presidentin rus Vladimir Putin, nuk do të zhvillojë debate historike, por do të diskutojë për një përfundim të shpejtë të luftës.
"Ekziston një problem sigurie. Një luftë e madhe po zhvillohet kundër nesh. Këto janë jetët tona. E vetmja gjë për të cilën dua të flas me të, sipas mendimit tim, është se duhet ta zgjidhim me sukses këtë. Mendoj se do ta përfundojmë këtë luftë së shpejti. Kjo është arsyeja pse dua të flas vetëm për gjëra të tilla", theksoi Zelenski në një intervistë me gazetarin britanik Pirs Morgan.
Zelenski theksoi se “të gjitha ato histori nuk janë të nevojshme për t’i dhënë fund luftës dhe për të kaluar në diplomaci”.
"Nuk kam lexuar më pak libra historie sesa Putini. Dhe kam mësuar shumë. Di më shumë për vendin e tij sesa ai për Ukrainën. Thjesht sepse kam qenë në shumë qytete në Rusi. Dhe njoh shumë njerëz atje. Ai nuk ka qenë kurrë kaq shumë herë në Ukrainë. Ai ka qenë vetëm në qytete të mëdha. Unë kam qenë në qytete të vogla. Nga veriu në jug. Kudo. E njoh mentalitetin e tyre. Kjo është arsyeja pse nuk dua të humbas kohë me të gjitha këto gjëra", theksoi Zelenski. ls/
Foto: EPA