• сабота, 14 март 2026

Administrata e Trampit kritikoi Si-En-En për transmetimin e mesazheve nga udhëheqësit iranianë

Administrata e Trampit kritikoi Si-En-En për transmetimin e mesazheve nga udhëheqësit iranianë

Uashington, 13 mars 2026 (MIA) - Administrata e presidentit amerikan Donald Tramp kritikoi mbrëmë rrjetin televiziv amerikan Si-En-En për transmetimin e një pjese të deklaratës publike të udhëheqësit të ri suprem iranian, Moxhtaba Hamnei.

Kjo është hera e dytë brenda tre ditëve që Trampi sulmon këtë kanal televiziv për raportimin e tij mbi reagimin e regjimit iranian ndaj sulmeve të SHBA-së.

Shtëpia e Bardhë në rrjetet sociale njoftoi se "rrjeti i lajmeve të rreme Si-En-En transmetoi vetëm katër minuta pa ndërprerje nga televizioni shtetëror iranian, i drejtuar nga i njëjti regjimi i çmendur dhe vdekjeprurës që krenohet me masakrat brutale ndaj amerikanëve për 47 vjet.”

Mediet e tjera vetëm theksuan atë që tha Hamnei. Kërcënimi i tij për të vazhduar sulmet ndaj vendeve të tjera arabe në rajon dhe planet e tij për të ndërprerë furnizimet globale me naftë u përfshinë në faqet kryesore të gazetave. "Nju Jork tajms" publikoi një artikull për fjalimin në faqen e tij të internetit menjëherë pas transmetimit, dhe më vonë shkroi se fjalimi "ishte një shenjë e hershme për mënyrën se si udhëheqësi i ri suprem do të qaset ndaj luftës dhe si do të drejtojë vendin".

Si-En-En prej kohësh ka qenë objekt i preferuar i sulmeve të presidentit Tramp, që nga mandati i tij i parë. Ky është një moment veçanërisht i ndjeshëm për rrjetin, pasi "Paramaunt Global" ka rënë dakord të blejë "Vorner Bros Diskaveri", kompaninë amë të Si-En-En, gjë që ka ngritur pyetje për pavarësinë e saj të ardhshme redaktuese. qa/

Foto: Arkivi

 

Остани поврзан