NATO rrëzoi edhe një raketë iraniane në hapësirën ajrore turke
- Një raketë balistike e lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore turke është neutralizuar nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun lindor, kumtoi Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Ankara, 13 mars 2026 (MIA) - Një raketë balistike e lëshuar nga Irani, e cila hyri në hapësirën ajrore turke është neutralizuar nga elementët e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s të vendosur në Mesdheun lindor, kumtoi Ministria Turke e Mbrojtjes Kombëtare.
Në kumtesë theksohet se Ankaraja po merr me vendosmëri të gjitha masat e nevojshme kundër çdo kërcënimi që synon territorin dhe hapësirën ajrore të saj, publikoi "Anadolu".
Ministria kompetente shtoi se po zhvillohen bisedime me vendin kompetent për të sqaruar rrethanat e incidentit.
Autoritetet turke theksojnë se po monitorojnë me kujdes nga afër zhvillimet në rajon dhe se mbrojtja e sigurisë kombëtare është përparësia e tyre. rq/
Foto: arkivi i MIA-s